Jakup Krasniqi: Raporti i Williamsonit - i shpifur

Jakup Krasniqi: Raporti i Williamsonit – i shpifur

Jakup Krasniqi: Raporti i Williamsonit - i shpifurDeputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma mund ta qeveris vendin.

“Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, është shprehur Krasniqi për Epokën e Re.

Ai nuk është i pajtimit me konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK- Nisma është “besëlidhje e inatit”. Sipas tij, ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.

Krasniqi ka folur edhe për raportin e Clinti Williamsonit. Pretendimet e këtij raporti ai i quan të shpifura dhe që adresën e kanë në Beograd.