Jakup Krasniqi krijon partinë e tij

Jakup Krasniqi krijon partinë e tij

Jakup Krasniqi krijon partinë e tijMe gjithë fitoren absolute të Hashim Thaçit për kryetar të PDK-së, duke fituar 718 vota nga 719 delegatë, përkatësisht 99.86 për qind të votave të mundshme, dhe kuptohet votën negative të atyre që munguan në shenjë refuzimi, Jakup Krasniqit dhe Hydajet Hysenit, PDK-ja nuk do ti shpëtojë ndëshkimit.

Bilancet e kësaj fitoreje në dukje madhështore, më shumë se për çdo gjë tjetër nga uniteti i prezantuar, duket se do të zbehen javëve dhe muajve në vijim.

Ende nuk dihet se nga kush do të mund të dëmtohet më shumë nga i paraburgosuri Fatmir Limaj, avokatët e të cilit tashmë haptazi po e akuzojnë kryeministrin Thaçi se ka dorë në zhvillimin e hetimeve ndaj Limajt, apo do të dëmtohet më shumë nga këmbëngulja për tu shkurorëzuar me partinë e zemrës, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit dhe sekretar i deridjeshëm i PDK-së.

Copëzimet

Vetëm nga përplasja me Limajn, përkatësisht skandali i përgjimeve- kur u bë e ditur botërisht hasmëria që ziente Thaçi dhe pjesa tjetër e PDK-së ndaj Krasniqit dhe Limajt, i cili skandal besohet të jetë produkt i grupit Limaj, PDK-ja mendohet se e ka të sigurt humbjen e zgjedhjeve në Malishevë. Por, nëse hakmarrja do të ishte e plotë e PDK-së, sipas rezultatit të zgjedhjeve të shkuara i bie, që PDK-ja të humbte 3 për qind të votave në nivel vendi…

…Por, njëri prej bashkëpunëtorëve që mund ti bashkohet më së shpejti grupit të pakënaqurve, është deputeti Shaip Muja, këshilltar i vetë Kryeministrit. Por, ai ka një shpërthim më të madh se çdo kush tjetër, nëse vendos të flas kundër Hashim Thaçit, ai mund të kishte nxjerrë edhe ‘vrerin’ më të madh e më të padëshirueshëm për vetë Kryeministrin.