Jakup Krasniqi kërcënohet me largim nga PDK nëse Kongresi s’e pret Limajn

Jakup Krasniqi kërcënohet me largim nga PDK nëse Kongresi s’e pret Limajn

Jakup Krasniqi kërcënohet me largim nga PDK nëse Kongresi s’e pret LimajnSekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga lideri i kësaj partie, Hashim Thaçi, që ta shtyjë Kuvendin Zgjedhor të partisë derisa të lirohet Fatmir Limaj nga proceset gjyqësore.

Nëpërmjet një kërkese të cilën ia ka dërguar Thaçit para disa ditëve, kryeparlamentari Krasniqi ka argumentuar pse Kuvendi i kësaj partie nuk bën të mbahet pa praninë e nënkryetarit të parë të saj, dhe cilat janë pasojat nëse nuk do të shtyhet Kuvendi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Burime të besueshme të gazetës brenda PDK-së kanë treguar se në kërkesën e tij, Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se Limaj nuk dëshiron që t’i falet ndonjë pozitë në parti, por ai është i interesuar që të jetë i lirë, të marrë pjesë në zgjedhje të brendshme dhe ta marrë pozitën që e meriton.

“Jakup Krasniqi e ka sqaruar se Kuvendi mund të shtyhet pa problem sepse Partia Demokratike e osovës në bazë të statutit të saj mund edhe dy vjet të mos mbajë zgjedhje”, tregon burimi për përmbajtjen e letrës.

Dërgimin e kërkesës për shtyrjen e Kuvendit Zgjedhor të mërkurën e ka konfirmuar edhe vetë kryeparlamentari Krasniqi. “Arsyeja (e kërkesës për shtyrje të Kuvendit) është se Fatmiri nuk ka mundësi të jetë dhe të bëjë garë për pozitën që ai do ta kërkonte Shtyrja nuk bie ndesh me statutin, përkundrazi, mbajtja bie ndesh me statutin”, është përgjigjur ai.