Jakup Krasniqi hyn në listën e Këshillit Drejtues të PDK

Jakup Krasniqi hyn në listën e Këshillit Drejtues të PDK

 Jakup Krasniqi hyn në listën e Këshillit Drejtues të PDKNjëri nga eksponentët më të lartë të PDK-së, Jakup Krasniqi, duket se është i vendosur për ta sfiduar deri në fund shefin e partisë, Hashim Thaçin.

Burime të “Zërit” kanë konfirmuar se as “mësitët” që janë dërguar nga lidershipi i partisë të Jakup Krasniqi kanë “dhështuar” në përpjekjet e tyre për ta bindur kryeparlamentarin për të qenë i pranishëm në Kongresin e Gjashtë të PDK-së, dhe të kthejë “kokën” nga partia të cilin dikur e themeloi.

Gazeta merr vesh se punimet e Kongresit janë shtyer për gati dy orë, pikërisht për shkak se është menduar se Krasniqit do të “luhatet” nga mendimi i tij dhe do të jetë i pranishëm në Kuvendin e VI Zgjedhor, porse kryekuvendari edhe nga largësia ia dha goditjen e parë PDK-së, duke ia bërë të qartë lidershipit të partisë se nuk është person që ndërron mendje.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu deklarimet për një takim mes Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, i sheh si një përpjekje për ta denigruar figurën e vetë kreut të Kuvendit.

Ndërkaq, “solidaritetin” e shefit të PDK-së që pjesë e Këshillit Drejtues të jetë Krasniqi dhe Limaj më shumë e sheh si një lojë të Thaçit.

“Kjo është një taktikë e Thaçit, i cili mundohet që të tregojë para opinionit se nuk është ai që po i largon figurat e partisë, por ata po dalin vetë. Prandaj e gjithë kjo situatë në PDK është krijuar pikërisht për shkak të veprimeve autoritare të Thaçit dhe devijimit të partisë”, ka thënë analisti Spahiu. (INA)