Jahjaga keqpërdor postin – dekoron me medalje gjyshin e vet

Jahjaga keqpërdor postin – dekoron me medalje gjyshin e vet

Jahjaga keqpërdor postin – dekoron me medalje gjyshin e vetPresidentja e bëri këtë me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.Gjyshi i saj, Mehmet Aga Rashkoci lindi në në Rashkoc të Gjakovës me 5 Maj 1906 dhe ndërroi jetë në Nju Jork me 3 korrik 1972

Sipas hulumtimeve të Gazetës Fjala, ai konsiderohet se ishte një ndër nacionalistët atdhetarë më në zë të mërgatës shqiptare në SHBA, i anatemuar nga sllavët, që ia patën torturuar familjen burgjeve, ndërsa atë vetë e patën shpallë “armik” të Jugosllavisë, irredentist që kërcënonte lirinë e federatës.

Atij iu desh që të linte Kosovën më 1948 i përndjekur nga regjimi i atëhershëm, pasi kishte luftuar dy vite nëpër male me armë në dorë i përndjekur nga ushtria sllave dhe forcat e sigurimit shqiptar.
Ai vazhdoi veprimtarinë e tij patriotike në Amerikë për gati 25 vjet, kur edhe vdiq dhe prehet trupi i tij.

Presidentja kihte bërë edhe homazhe pranë varrit të tij gjatë një vizite të sajë në SHBA, për të cilën Gazeta Fjala sjellë edhe foton.