Ja si duket imazhet e “iPhone 6”

Ja si duket imazhet e “iPhone 6”

Ja si duket imazhet e “iPhone 6”Nuk do të publikohet deri në qershor të këtij viti, por fansat e Apple kanë publikuar disa fotografi se si do të mund të duket iPhone 6. Në këtë foto janë tre iPhone 6 me ekran 4 inç, 4.7 inç dhe 5.5 inç.

Spekulohet se Apple është duke menduar që ekrani i telefonit të jetë më i madh, megjithatë ende nuk dihet nëse kompania do të lansojë iPhone 6 me tre madhësitë e cekura. Koncepti ri është shpikur nga artistët italianë Endrico Penello dhe Ran Avni, të cilët kanë zbuluar se si do të dëshironin të ishte iPhone më i ri.

Por sipas disa burimeve nga Tajvani, të vetmet ndryshime do të jenë në kamerë, e cila do të jetë 10 megapixel nga tetë sa ka tani. Ajo do të vijë së bashku me lensin e ri që do të ofrojë kualitet më të mirë të fotografisë. Gjithashtu pritet që të ketë një filtër të ri për pastrimin e fotove, transmeton Koha.net. Sipas MacRumorus, filtri i ri do të zëvendësojë filtrin hibrid IR që është përdorur në iPhone 5s.

Gjithashtu ishte bërë e ditur se iPhone 6 do të vijë me dy modele, njëri me ekran 4.7 inç dhe tjetri me 5.7 inç. Dy modelet e reja pritet të publikohen në konferencën vjetore të Apple-s që do të mbahet në San Francisco gjatë muajit qershor.