Ja shanset e Shqipërisë që të kualifikohet në “Euro 2016”

Ja shanset e Shqipërisë që të kualifikohet në “Euro 2016”

Ja shanset e Shqipërisë që të kualifikohet në “Euro 2016”Përmbysja e rezultatit dhe fitorja 2-1 ndaj Armenisë i ka hapur rrugë realizimit të ëndrrës shqiptare për të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Evropian.

Është ende herët për të folur për këtë, pasi janë për t’u luajtur edhe katër ndeshje të tjera, por vendi i tretë në grup dhe 7 pikët e marra deri tani e kanë futur Shqipërinë në listën e skuadrave pretendente për t’u kualifikuar, të paktën në fazën Play-Off, njofton Albeu.

Sipas rregullores së UEFA-s, dy vendet e para të çdo grupi kualifikohen direkt për në “Francë 2016″, ndërkohë që këtyre 18 ekipeve i bashkohet dhe skuadra më e mirë mes atyre që kanë zënë vendet e treta në grupe.

Sipas renditjes aktuale të këtyre ekipeve, Shqipëria e Gianni De Biasi-t renditet në vendin e tretë, pas Skocisë dhe Hungarisë.

Tre vendet e para në renditjen aktuale janë me pikë të barabarta, por 3 golat që na “shënoi” UEFA për dhunën e mohuar në ndeshjen Serbi-Shqipëri na e kanë prishur golavarazhin dhe na kanë zbritur në vendin e tretë.

Sfida e radhës e Shqipërisë, tek e cila presim që drejtësia të vendosë drejtësi, është ajo e 17 prillit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Kuqezinjtë kërkojnë 3 pikëshin e mohuar nga komisionet e UEFA-s, një vendim që përveçse do të na japë direkt vendin e parë në grupin I, do të ngrejë moralin e lojtarëve të kombëtares për katër ndeshjet e mbetura dhe shpresat e gjithë shqiptarëve për një kualifikim direkt për në “France 2016″.