Ja pasuria e Nikoliç, Vuçiç, Gruevskit, Milanoviçit, Gjukanoviçit...

Ja pasuria e Nikoliç, Vuçiç, Gruevskit, Milanoviçit, Gjukanoviçit…

Të gjithë presidentët dhe kryeministrat e shteteve që kanë dalë nga ish-konfederata e Jugosllavisë e kanë zgjidhur një problem.

Të gjithë kanë një pasuri të majme dhe paga që shkojnë në mbi 1.000 euro ne muaj.

Kryeministrat

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është më i “varfëri” krahasur me liderët e tjerë.

Ja pasuria e Nikoliç, Vuçiç, Gruevskit, Milanoviçit, Gjukanoviçit...Ai ka një pagë mujore pak më shumë se 1.000 euro dhe një apartament jo më shumë se 30 metra katror në Beograd e asgjë më shumë, as kursime dhe as para në bankë.

Homologia e tij sllovene, Alenka Bratusek është kryeministrja më e paguar në Ballkan, pasi merr një pagë mujore prej 4.700 eurosh në muaj, transmeton “Blic” e Beogradit.

Përveç kësaj, ajo ka dhe shtëpi, tokë e pasuri të tjera e madje dhe një mercedez.

Ndër kryeministrat me pagë më të lartë në gadishull është kreu i qeverisë së Zagrebit, Zoran Milanoviç, i cili merr diku tek 2.700 euro në muaj.

Një pagë mujore jo shumë të madhe merr edhe kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, me një shumë që shkon jo më shumë se 1.100 euro në muaj.

Mirëpo, Gjukanoviçi është mos më i pasuri i kolegëve të tij në rajon.

Përveç pasurive të patundshme, ai është pronar në kompanitë, “Kapital Invest”, pronar i 25 për qind të aksioneve në “Univerzitats” dhe 50 për qind në “Global Montenegro.

Presidentët

Sa i përket presidentëve, nga shtetet e vendeve që kanë dalë nga hapësira e ish-Jugosllavisë, më pak i paguari është presidenti serb, Tomislav Nikoliç, me një pagë që nuk shkon më shumë se 1.300 euro në muaj.

Presidenti kroat, Ivo Josipoviç ka një pagë tre herë më të madhe se Nikoliçi.

Ai merr në muaj afër 3.300 euro.