Ja nis Forumi Ekonomik i Davosit

Ja nis Forumi Ekonomik i Davosit

Ja nis Forumi Ekonomik i DavositForumi i sivjemë ekonomik i 43-ti me radhë, do të karakterizohet mbi të gjitha me qetësimin e situatës, një vit pas tronditjes që goditi eurozonën.

Me ambicien për të konsoliduar shenjat e para të ripërtëritjes globale ekonomike, në vendpushimin dimëror të Davosit në Zvicër janë mbledhur liderë të elitës politike e financiare.

Pesëdhjetë udhëheqës shtetesh dhe qeverish do të takohen me drejtorë kompanish të mëdha, ekonomistë, ekspertë dhe gazetarë nga të gjitha pjesët e botës.

Forumi i sivjemë ekonomik i 43-ti me radhë, do të karakterizohet mbi të gjitha me qetësimin e situatës, një vit pas tronditjes që goditi eurozonën. Forumi në Davos do të zgjas deri më 27 janar.