Ja çfarë shkakton mungesa e zinkut

Ja çfarë shkakton mungesa e zinkut

Ja çfarë shkakton mungesa e zinkutZinku është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin në tërësi të organizmit. Edhe pse në trup kemi nevojë për sasi jo aq të madhe, vetëm disa gramë, duhet pasur kujdes që sasia e tij të jetë e mjaftueshme.

Zinku në organizëm përmirëson krijimin e rruazave të bardha të gjakut në palcën kurrizore dhe qelbëzimin e të ashtuquajturave T-limfocitet, që janë shumë të rëndësishme në mbrojtjen e organizmit nga shumë embrione patogjene.

Gjithashtu është një mënyrë e mirë për parandalimin e inflamacioneve dhe viruseve. Njerëzve që kanë mungesë të këtij minerali janë më të prirë për t’u prekur nga sëmundjet malinje, sepse zinku posedon substanca antioksiduese që në mënyrë parandaluese ndikojnë te kanceri.

Nëse ju vuani nga mungesa e zinkut atëherë disa nga problemet kryesore janë; shfaqja e njollave të bardha në thonj, jeni të prirë për t’u ftohur shpesh, lëkurë të ashpër dhe të tharë.
Po ashtu mundet të shkaktojë dobësim të oreksit, humbje në peshë në mënyrë të shpejtë, shërim të vështirë të plagëve, akneve.