Ja çfarë i bëri fytyrës shkaku i idolit të tij

Ja çfarë i bëri fytyrës shkaku i idolit të tij

Ja çfarë i bëri fytyrës shkaku i idolit të tijHenri Damon nga Caracasi i Venezuelës është një nga njerëzit e pakët, të cilët nuk kënaqen vetëm me tatuazhe në trup.

Ai madje ka modifikuar trupin e tij sipas karakterit të strip-filmave të Marvel rreth kapiten Amerikës, Red School.

Në këtë formë ka dashur të dëshmoj dashurinë e tij për heroin, ndërsa këtë adhurim e ka ngritur në një nivel më të lartë.

Me ndihmën e artistëve dhe ekspertëve për modifikimin e trupit, ai ka vendosur impiante të ndryshme në fytyrë, ndërsa ky ishte vetëm fillimi, pasi që më pas vendosi t’i nënshtrohet një operacioni më ekstrem, transmeton Telegrafi.

Ai ka kërkuar që të presë një pjesë të hundës, por mjeshtri Gonzalez i kërkoi Damonit që vetë ta vizatoj pamjen sipas së cilës dëshiron të duket.

Shumica e njerëzve që e kanë parë këtë mrekulli kanë reaguar, duke thënë se ai ka nevojë që ta vizitoj urgjentisht një psikolog.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=qpHtTfiPIgQ”]