iWatch shërben edhe në mjekësi

iWatch shërben edhe në mjekësi

iWatch shërben edhe në mjekësiiWatch nga Apple mund të përfshijë sensorë optikë të dizajnuar specifikisht për të matur funksione fizike si rrahjet e zemrës dhe nivelet e oksigjenit. Lajmi vjen nga faqja kineze Electrical Engineering Times, sipas analizës së një eksperti elektronik kinez.

Gjithashtu, në analizë shkruhet se iWatch do të realizojë edhe monitorim glukoze me metoda pa ndërhyrje fizike, por që deri tani testimet kanë provuar që nuk janë të sakta dhe mund të mos përfshihen në produktin final.

Matja e niveleve të oksigjenit dhe rrahjeve të zemrës janë dy nga cilësitë për të cilat prej kohësh ka pasur thashetheme për t’u përfshirë në iWatch bashkë me sensorë optikë që do të përdoren në shumë produkte mjekësore dhe të lidhura me monitorimin e shëndetit të personave që do ta përdorin pajisjen.

Pajisjet e oksimetrit, që shpesh janë të dizajnuara për t’u vendosur mbi gisht, përdorin sensorë optikë për të matur oksigjenin në gjak. Këto sensorë funksionojnë me anë të dritës, duke dërguar dy valë drite përmes lëkurës.

Ndryshimi qëndron në mënyrën se si përthithet drita, ndihmon që pajisja të zbulojë nivelin e oksigjenit në gjak. Konsiderohet si pak më e vështirë që të ndërtohet një oksimetër që mund të vendoset në kyç me iWatch, por nuk është e pamundur.

Monitorimi i rrahjeve të zemrës nëpërmjet një sensori optik është një teknologji relativisht e re që është e inkorporuar në një numër produktesh palestre. Monitorimi tradicional i rrahjeve të zemrës bëhet me anë të një brezi që vendoset në kraharor, por me anë të sensorit optik, një valë drite që drejtohet në lëkurë mund të masë qarkullimin e gjakut përmes kapilarëve, duke përcaktuar kështu rrahjet e zemrës.

“Përdorimi i sensorëve optikë do të kërkojë një dizajn specifik në mënyrë që të funksionojë në rregull. Sensori duhet të jetë në kontakt direkt me lëkurën që të shfaqë saktësi dhe nuk duhet të jetë në lëvizje të vazhdueshme.

Mbase Apple nuk interesohet shumë për saktësinë e rezultateve gjatë lëvizjeve, por gjatë lëvizjes në ndonjë aktivitet, në kohën kur shikohen rezultatet, personi duhet të qëndrojë pa lëvizur dhe pajisja duhet të jetë e puthitur me lëkurën.” Këto ishin disa nga fjalët e Mio Alpha, kompania që është duke punuar me Apple për ndërtimin e sensorit optik për iWatch.

Gjatë muajve të fundit, Apple ka punësuar një numër ekspertësh të shëndetit për të punuar në fushat e lidhura me monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe të matjes së oksigjenit në gjak.

Ende nuk është plotësisht e qartë për të gjitha funksionet që do të ketë iWatch, por fjalët qarkullojë që do të ketë një numër sensorësh për një sërë treguesish. Ndër të tjera, pritet që sensorët të tregojnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit, lëvizjen, gjumin, nivelet e hidratimit, etj. (PCWorld Albanian)