Ivica Daçiq: Kosova dëshiron ta dëbojë UNMIK-un

Ivica Daçiq: Kosova dëshiron ta dëbojë UNMIK-un

Ivica Daçiq: Kosova dëshiron ta dëbojë UNMIK-unMinistri i Jashtëm Ivica Daçiq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës duan ta dëbojnë UNMIK-un nga Kosovë, sepse, sipas tij, OKB-ja nuk ka vend në shtetin kosovar.

“Përfaqësuesit e autoriteteve të Prishtinës duan ta dëbojnë UNMIK-un në Kosovë. Ata mendojnë se OKB-ja nuk duhet të jetë e pranishme në Kosovë. Duan të zvogëlojnë numrin e seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne këmbëngulin në praninë e OKB-së, pasi në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të shtrojmë të gjitha pyetjet. Çështja e dytë është dialogu në Bruksel, i cili nuk ka të bëjë me statusin”, ka thënë Daçiq për RTS-in.

Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, kujton se ky është raportim i rregullt i UNMIK-ut, duke shtuar se Serbia është e hapur për bisedime, përkundër të gjitha problemeve, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund ta krahasoni situatën e tre vjetëve më parë dhe atë të sotmen. Krejtësisht është ndryshe” tha Daçiq.

Bisedimet në Bruksel, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë planifikuar që të mbahen më 9 shkurt.