Oliver_Ivanovic

Ivanovic: Zgjidhje që ndihmon Thaçin e nuk dëmton serbët

I ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për Kosovën, Oliver Ivanovic, thotë se Serbia ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, ia ka propozuar disa zgjidhje, të cilat ai me siguri do t’ua përcjellë përfaqësuesve shqiptarë.

Në pyetjen se çfarë mundet Cooper të shtroj në tavolinën e bisedimeve dhe se çka do të ishte e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, Ivanovic thotë se në bazë të deklaratave ka përshtypjen se “Cooper dhe BE nuk janë pajtuar me atë se çfarë ka bërë Hashim Thaçi”.

“Ata janë të vetëdijshëm se pas këtyre bisedimeve duhet ta mbrojnë, sepse nuk mund t’i japin flakaresh në fytyrë e ta kthejnë aty ku ka qenë, pa asnjë mbështetje. Kjo do ta destabilizonte edhe Prishtinë dhe kjo nuk do të ishte mirë as për ne. Duhet të gjendet një zgjidhje që do ta ndihmonte të dal ai nga kjo situatë e që në asnjë mënyrë ajo të mos shkel të drejtat tona”, thotë ai për “B92”.

Sipas tij, Cooper duhet t’ia bëjë me dija Thaçit se serbët nuk do të largohen aq lehtë, sepse “11 vite kanë që janë mësuar të jetojnë në kushte të vështire, ndaj nuk do të nënshtrohen ndaj kërcënimeve të Pristhinës”.