ims1313010754

Italia ia tregon vendin Spanjës

Italia ka shënuar fitore prej 2-1 në miqësoren ndaj kampiones së botës, Spanjës, kurse nga ana tjetër Gjermania u tregua e fortë për Brazilin.

Fillimisht Montolivo shënoi për 1-0 (11’), para se Xabi Alonso (37’) ta barazonte rezultatin.

Italia e siguroi fitoren e amdhe në minutën e 84 kur Alberto Aquilani shfrytëzoi një pasim të Giampaolo Pazzinit për të shënuar për 2-1.