f1_28-ger-ita-sp1340867556

Italia beson në të kaluarën, Gjermania në të tashmen

Dy tema kanë dominuar në përgatitje për gjysmëfinalen e dytë të “Euro 2012” – frika dhe hakmarrja. Në disavantazh për shkak të pushimit dy ditë më të shkurtër, pa përmendur këtu vendosjen e ndeshjes me penallti, italianët gjejnë forcën në bilancin e tyre të mrekullueshëm kundër Gjermanisë, që ka dështuar të mposhtë “azurët” në të shtatë ndeshjet e kaluara në turne të mëdhenj. 

Njeriu i momentit, Andrea Pirlo, thotë: “Ata frikësohen nga ne. Ne jemi në një nivel me Spanjën”.

Pirlo dhe portieri Gianluigi Buffon janë të vetmit të mbijetuar nga ekipi i Italisë që startoi në ndeshjen e fundit garuese kundër Gjermanisë, të cilën italianët e fituan me rezultatin 2:0, për t’u kualifikuar në finale të botërorit të vitit 2006.

Sulmuesi me përvojë i Gjermanisë, Miroslav Klose, pranon se humbja në Dortmund ishte “traumë”, derisa kapiteni Philipp Lahm ende e kujton atë ndeshje: “natyrisht që ne e kemi ende në mendje”.

Por përzgjedhësi Joachim Loew që ishte asistent i Jurgen Klinsmannit atë kohë, refuzon të kthehet në të kaluarën.

“Në futboll nuk ka shumë gjëra për hakmarrje. Ndeshjet e kaluara nuk kanë absolutisht rëndësi për ne apo për lojtarët tanë të rinj, që mund t’i dinë gjërat vetëm nga historia”.

Nëse ndonjë skuadër nuk duhet të ngarkohet me dështimet e së kaluarës, atëherë është kjo aktualja e Gjermanisë. Është skuadra më e re e Gjermanisë që është paraqitur ndonjëherë në evropian. Këto këmbë të reja duhet të sigurojnë Loewin se nuk do të vrapojnë kot, si këmbët e lojtarëve të Anglisë, viktimës së Italisë në çerekfinale.

Për të mos u detyruar që të vrapojnë pas italianëve, gjermanët duhet të jenë të suksesshëm aty ku nuk ishin anglezët – të sajojnë dhe t’i përmbahen një plani për ndalje të Pirlos. Organizatori 33-vjeçar i lojës së italianëve ka kompletuar 117 pasime të dielën, më shumë se katër mesfushorët startues të Anglisë