Itali, autobusi bie në humnerë, 36 të vdekur

Itali, autobusi bie në humnerë, 36 të vdekur

Itali, autobusi bie në humnerë, 36 të vdekurTë paktën 36 persona kanë humbur jetën në Itali pasi autobuzi me të cilin udhëtonin ka rënë në një humnerë në jug të vendit.

Agjencitë e lajmeve italiane kanë raportuar se autobusi pasi ka përplasur disa automjete ka dalë nga rruga dhe ka rënë 15 metra poshtë në afërsi të fshatit Avellino, fshat ky që gjendet 160 kilometra në jug të Romës.

Policia ka theksuar se dyshohet se shkak për aksidentin është humbja e kontrollit të autobuzi nga shoferi i cili është edhe njëri nga viktimat që e humbën jetën në këtë aksident.

Ndërkohë mësohet se të paktën 11 persona të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e autobusit.

Sipas mediave italiane në autobusin e aksidentuar i cili po udhëtonte në drejtim të Napolit, kishte 50 persona të cilët ktheheshin nga një vend peligrinazhi në rajonin jugor të Campania.