Isufi dënohet me 6 vjet burg për shitje të narkotikëve

Isufi dënohet me 6 vjet burg për shitje të narkotikëve

Isufi dënohet me 6 vjet burg për shitje të narkotikëveSot, një gjyqtar kryesues në Gjykatën Themelore të Prizrenit e dënoi të pandehurin Hamdi Isufi (ish Trolli) për veprën penale Krim i organizuar në lidhje me veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e drogave dhe substancave psikotropike të rrezikshme dhe i shqiptoi atij dënimin prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe një gjobë prej 600 euro, e cila duhet të paguhet brenda 30 ditëve nga data kur ky Aktgjykim bëhet përfundimtar.

Siç njofton EULEX-i, pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).