ISIS provokon Obamën: Lufta sapo ka filluar

ISIS provokon Obamën: Lufta sapo ka filluar

ISIS provokon Obamën: Lufta sapo ka filluar Në një video të titulluar “Flakët e Luftës” shfaqen xhihadistë se si i shkatërrojnë tanket, ushtarë të plagosur amerikanë dhe pastaj deklaratën e Obamës se ushtria amerikane nuk do të kthehet në Irak. Aty shfaqet edhe slogani “Lufta sapo ka filluar”.

Grupi ekstremist Shteti Islamik ka prezantuar një fotografi me një paralajmërim të ri të Shteteve të Bashkuara se xhihadistët në Irak janë duke pritur amerikanët, nëse presidenti amerikan, Barak Obama, dëshiron të dërgojë ushtri atje, transmeton Telegrafi.

Regjistrimi, siç tha agjencia amerikane, është një përgjigje ndaj një deklarate të shefit të Përgjithshëm të Shtabit të ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, ku thotë se në qoftë se strategjia aktuale për Irakun nuk funksionon, ai propozon përdorimin e forcave tokësore.

Dempsey të martën, duke folur në një panel në Senat, tha se ka një mundësi që këshilltarët amerikanë tu bashkohen trupave irakiane në luftën kundër ekstremistëve islamikë, dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të sulmojnë islamikët në Siri, por se ky do të ishte një operacion afatgjatë i balancuar.

Ai tha se këshilltarët amerikanë kanë për qëllim të ndihmojnë forcat irakiane, kur është fjala për planifikimin, logjistikën dhe të koordinojnë përpjekjet ushtarake të partnerëve të koalicionit në luftën kundër anëtarëve të Shtetit Islam.

Gjenerali Dempsey dhe ministri i Mbrojtjes Chuck Hagel iu përgjigjen pyetjeve të shumta të përfaqësuesve të Senatit në një takim kushtuar fushatës së zgjeruar ushtarake nga presidenti Barack Obama kundër kërcënimeve terroriste të ekstremistëve të Lindjes së Mesme.

Dempsey tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për sulmet ndaj ekstremistëve islamikë në Siri, por nuk do të jetë një operacion “befasi”.

Obama, javën e kaluar, në një fjalim televiziv, tha se do të mirëpriste një koalicion me synim zhdukjen e Shtetin Islam. /Telegrafi/