ISIS, kërcënon Romen

ISIS, kërcënon Romen

ISIS, kërcënon Romen“ISIS në Romë, nësë do Zoti”. Është ky kërcënimi i ri ndaj Italisë nga terroristët e ISIS, të cilët kanë krijuar një hashtag të ri në rrjetet sociale të quajtur “Po vijmë në Romë”.

Këtë e bën të ditur, Rita Kats, drejtuese e grupimit të inteligjencës Site, që merret me monitorimin e terroristëve në internet. Sajti i inteligjencës po ndjek nga afër sistemin e propagandës të ISIS përmes rrjeteve sociale, dhe shpesh herë marrin pjesë si ekspertë të terrorizmit në mbledhje me qeverinë e SHBA-ve.

Ndërkohë, kërcënimi i ri i ISIS ndaj Italisë, rrit shqetësimet rreth situatës në Libi, e cilë është gjithmonë kaotike dhe mund të përkeqësohet në çdo moment, si dhe rrit frikën e shtetit Italian për ndonjë kërcënim të mundshëm, pasi mesazhet kërcënuese ndaj këtij shteti kanë qenë të shumta kohëve të fundit.