Isa Mustafa: Ta luftojmë krimin e organizuar

Isa Mustafa: Ta luftojmë krimin e organizuar

Isa Mustafa: Ta luftojmë krimin e organizuarLideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se Kosova është shteti më i pazhvilluar në Evropë.

Ai tha se Kosova mbetet ai vend që ka papunësinë mbi 40 %, me GDP tepër të ulët dhe me varfëri tejet të madhe.

“Jemi vendi më i pazhvilluar në këtë pjesë të botës, me mbi 40% papunësi, me GDP-në më të ulët për kokë banori, me varfëri të madhe. Ne duhet të bëjmë zgjidhje për qytetarët tanë, duhet të nxisim zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, themelimi i Gjykatës Speciale, zgjidhja e problemeve të veriut të vendit, duhet të jenë punë që ecin binarëve të vet dhe që kryhen nga ata që kanë përgjegjësi ligjore, por jo të na zënë frymën për tu marrë me probleme të jetës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Isa Mustafa u shpreh se nuk ka demokraci të zhvilluar pa punësim dhe pa zhdukje të varfërisë.