Isa Mustafa refuzon t`i komentojë deklaratat e Vuçiqit

Isa Mustafa refuzon t`i komentojë deklaratat e Vuçiqit

Isa Mustafa refuzon t`i komentojë deklaratat e Vuçiqit Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka refuzuar që të përgjigjet lidhur me deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq për Trepçën.

Ky i fundit gjatë ditës ka kundërshtuar mënyrën që përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës po tentojnë të marrin vendime krye në vete për Trepçën dhe që sipas tij, tema e pronave nuk është hapur si duhet në Bruksel.

Mustafa ka thënë se gjithçka që ka të bëjë me këtë çështje do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë që nis në orën 14:00.

Këto komente, Mustafa i ka bërë pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi.