Isa Mustafa do largohem, nëse humb zgjedhjet

Isa Mustafa do largohem, nëse humb zgjedhjet

 Isa Mustafa do largohem, nëse humb zgjedhjetMustafa gjatë një emisioni në RTV21 ka thënë se do të largohet nga pozita e kryetarit të partisë nëse i humb zgjedhjet.

Kryetari i LDK-së ka folur edhe për ekzistencën e organizatës ilegale SHIK dhe siç ka thënë ai, asimilimit të saj me qeverisjen e LDK-së.

Ai ka thënë se me ardhjen e LDK-së në pushtet, më nuk do të dëgjohet emri i një organizate të tillë.

Mustafa ka thënë se LDK-ja do të ja heq frikën qytetarëve sa i përket kësaj organizate ilegale, duke u munduar kështu që në funksion dhe në mbrojtje të qytetarëve t’i sjellë organizatat legale siç është AKI-ja.

“Ne do ta heqim këtë frikë, sepse e kemi AKI-në dhe ata në mënyrë legale dhe në mënyrë të ligjshme mund ta bëjnë këtë punë, dhe do të punojmë maksimalisht që të mos ketë shërbime sekrete”, ka thënë Mustafa. RTK