Isa Mustafa: Blloku nuk do të prishet, por rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje

Isa Mustafa: Blloku nuk do të prishet, por rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje

Isa Mustafa: Blloku nuk do të prishet, por rrezikojmë të shkojmë në zgjedhjeKryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot përmes një statusi në Facebook ka bërë të çartë edhe njëherë se Bllloku LDK-AAK-Nisma, nuk do të prishet.

Por Mustafa nuk e ka mohuar faktin që vendi rrezikon të shkoj në zgjedhje, nga të cilat ai beson se do të dilnin prapë fitues.

Ja statusi i plotë i Mustafës:Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk prishtet, por vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje. Dhe prap do të fitojmë.

LDK, AAK dhe Nisma kanë përkrahjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës. PDK me partitë e koalicionit nuk ka dëshmuar se e ka shumicën, dhe ajo do ta shfrytëzoj rastin edhe në Seancën e 12 Shtatorit të provojë ta dëshmojë këtë. Nëse dikush mendon se deputetët janë të detyruar të votojnë vetëm për kandidatin e PDK-së , atëherë në Kosovë ka mbaruar demokracia.

Por si po sillen gjërat nuk është e papritur që Gjykata Kushtetuese, ta merr rolin e ajatollahut, ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe ta shpallin veten organ supreme në Kosovë.