Isa Mustafa “bllokon” kandidatin për Prishtinën

Isa Mustafa “bllokon” kandidatin për Prishtinën

Isa Mustafa “bllokon” kandidatin për PrishtinënKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, qëllimisht është duke e mbajtur pengë nominimin e kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës, në mënyrë që në “momentin e fundit” të rikandidohet për këtë pozitë.

Njëri nga zyrtarët e lartë të kësaj partie, që ka folur në kushte anonimiteti, ka treguar për gazetën “Zëri” se lideri i tyre po luan me “dy karta”, gjegjësisht, as nuk po e jep “dritën e gjelbër” që organet dhe degët e partisë ta nominojnë kandidatin për kryetar të kryeqytetit, dhe as nuk po deklarohet se do të rikandidojë për mandat të tretë.

“Jemi të zhgënjyer, kryetari as nuk po jep shenjë që ta nxjerrim një kandidat e ta promovojmë, as nuk po thotë se është i interesuar edhe për një mandat. Ai ka synim të vetëm që të fitojë personalisht në çdo kombinim”, ka thënë burimi i gazetës.

Ai thekson se i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës po planifikon që në fund të dalë vetë për kryetar, ngase është i bindur se zgjedhjet nacionale që do të mbahen vitin e ardhshëm nuk do të mund t’i fitojë, dhe nuk është i interesuar që të mbesë pa pozitë.