Isa Mustafa : Blerandit po i rrëzohet shtëpia

Isa Mustafa : Blerandit po i rrëzohet shtëpia

 Isa Mustafa : Blerandit po i rrëzohet shtëpiaKreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj disa deklaratave të Ministrit të Bujqësisë dhe zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci, i cili ka ironizuar me Mustafën duke e quajtur “ankademik”.

“Po, Blerandi qeshet dhe krehët, siç thotë një fjale e popullit: “Plaka po krehët e shtëpia po i rrëzohet”, shkruan Mustafa në facebook.

Reagimi i kreut të LDK-së vjen pasi Blerand Stavileci, ka ironizuar me deklaratën e Isa Mustafës në RTK, se LDK-ja do të dalë partia e parë, edhe pse PDK-ja në zgjedhjet e fundit kishte rreth 10 mijë vota më shumë.