Irina Shayk-Lewis Hamilton në lidhje?

Irina Shayk-Lewis Hamilton në lidhje?

Irina Shayk-Lewis Hamilton në lidhje?Kampioni i botës në Formula 1 dhe modelja ruse flirtojnë në distancë duke shtuar zërat për një histori të mundshme mes tyre.

Irina Shayk-Lewis Hamilton. Çfarë i lidh këta dy emra? Përveç historive respektive me Cristiano Ronaldon dhe Nicole Sherzinger, ndoshta ata kanë një tjetër pikë të përbashkët. Kampioni i botës në Formula 1 dhe modelja ruse flirtojnë në distancë duke shtuar zërat për një histori të mundshme mes tyre. Ata janë shfaqur bashkë në New York në ceremoninë zyrtare të Javës së Modës.

Edhe pse i kanë evituar fotografët duke qëndruar larg njëri-tjetrit në pjesën më të madhe të kohës, mediat rozë hedhin dyshime të forta për nisjen e një historie pasioni mes të dyve. Disa orë më parë, në faqen e saj të Insagramit, modelja ruse publikoi një foto me një tufë trëndafila. Dërguesi? Me shumë mundësi është kampioni britanik por për momentin, lidhja e tyre mbetet në kuadrin e thashethemeve. Nëse rezulton e vërtetë, kjo mund të rezultojë një tjetër goditje e fortë për Cristiano Ronaldon, i cili ka humbur busullën në fushën e lojës që prej ndarjes nga bukurioshja ruse.