Irina Shayk bën xheloz Ronaldon

Irina Shayk bën xheloz Ronaldon

 Irina Shayk bën xheloz RonaldonCristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Irina Shayk, kanë diçka të përbashkët në jetën e tyre profesionale…. kontaktin me shumë meshkuj.

28-vjeçarja u rikthye me linjat e saj të shkëlqyera në një fushatë publicitare për llogari të kompanisë spanjolle të prodhimit të këpucëve “XTI”.

Në këto foto, Shayk shoqërohet nga fare pranë nga modeli britanik Stephen James, i cili bie më shumë në sy për trupin e mbuluar nga tatuazhet, se sa për pamjen e tij mashkullore.

E ndërsa për supermodelen, kontakti trupor me James është pjesë e jetës së saj profesionale, Cristiano me të drejtën mund të ndihet xheloz, ndërsa sheh të dashurën e tij në këto poza ndjellëse përkrah dikujt tjetër.