Irani investon 25 miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe gazit

Irani investon 25 miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe gazit

Irani investon 25 miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe gazitMinistri iranian i naftës ka deklaruar se Irani do të bëjë mbi 25 miliardë dollarë investime në sektorin e naftës dhe industrinë e gazit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, ministri iranian i naftës Rustem Kasemi në konferencën e pestë, dyditore për zhvillimin e sistemit financiar në Iran ka filluar në Teheran, ka deklaruar se RII ka në plan rritjen e kapacitetit të investimeve ne sektorin e naftës dhe gazit. 

Në këtë konferencë po marrin pjesë funksionarë të lartë institucioneve monetare, financiare dhe industriale të Iranit.

Bëhet e ditur se paraqitja e programeve dhe politikave të qeverisë dhe vendimmarrjeve drejt zhvillimit të sistemit financiar në formë të kumtesave, bartja e përvojave të kompanive dhe institucioneve të brendshëm dhe të disa kompanive tjera ndërkombëtare me kredibilitet në fushën e ofrimit të modeleve dhe metodave për sigurimin financiar, organizimin e tryezave profesionale dhe seminareve trajnuese; janë objektivet e kësaj konference.