IPKO liron çmimet për roaming

IPKO liron çmimet për roaming

IPKO zbret çmimin e shërbimit roaming për katër shtetet e rajonit, lanson pako të reja mujore për GPRS, ndërsa ofron bonus për çdo mbushje në telefon mobil, në vlerë të njëjtë sa mbushja. Kështu, IPKO po shndërrohet në zgjidhjen më të lirë dhe më stabile për komunikim mobil, për brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë kësaj vere, qëndrimi në shtëpi por edhe pushimet verore do të jenë më të lira, për çdo konsumator të telefonisë mobile IPKO, pasi që operatori i tyre mobil ofron bonus për çdo mbushje dhe ka zbritur çmimet e roamingut dhe shërbimit GPRS (internet në mobil).

Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO përfitojnë dyfish mbushje dhe SMS brenda rrjetit, sa herë që ata rimbushin telefonin e tyre mobil, prej pesë euro e më shumë. Nëse një konsumator mbush me 10 euro telefonin e tij mobil, atëherë i njëjti automatikisht pranon edhe 10 euro tjera mbushje, si bonus nga telefonia mobile IPKO. Në këtë mënyrë, IPKO do të shpërblejë të gjithë konsumatorët besnik të telefonisë mobile, duke u ofruar atyre gjithnjë më shumë se sa ata paguajnë.

Ndërsa, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët zgjedhin të udhëtojnë për Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni ose Kroaci gjatë verës, nuk kanë nevojë të mbeten pa komunikim mobil, pasi që telefonia mobile IPKO ka ulur përgjysmë çmimet e shërbimit roaming, për katër shtetet të cilat frekuentohen më së shumti nga qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, kompania telekomunikuese IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë, i cili e ka një çmim unik dhe të standardizuar në roaming, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, çmime këto deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit.

Si pjesë e ofertave verore të cilat i ka lansuar telefonia mobile IPKO janë edhe tri pakot e internetit për telefona mobil, të cilat ofrohen me çmime të volitshme dhe shpejtësi deri në 200 kbps. Kompania IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirjen dhe stabilitetin më të madh të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.