Iphone me iOS 8, do t’ju tregojë gjendjen shëndëtësore

Iphone me iOS 8, do t’ju tregojë gjendjen shëndëtësore

Iphone me iOS 8, do t’ju tregojë gjendjen shëndëtësoreiPhone juaj i ardhshëm do t’ju tregojë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe madje edhe nivelin e glukozës, sugjeron një raport i ri.

Sipas 9to5Mac, Apple po punon me një program të ri iOS që do fokusohet tek fiziku dhe shëndeti juaj. Ky program do të instalohet tek iOS 8 pas këtij viti. Lajmet gjithashtu flasin se edhe ora iWatch do të ketë aplikacionin fitness.

Ndërsa iOS 7 ishte pasuruar me përditësime të reja në dizajn, iOs 8, që quhet Okemo, do të fokusohet më pak tek paraqitja. Pritet të punohet gjatë me programin e iPhone-it të ri , me sensorë inteligjentë që do t’ju gjurmojnë lëvizjet e trupit dhe gjendjen shëndetësore.

Një prej aplikacioneve që do të suportohet nga iOS 8 pritet të quhet “Healthbook” dhe do të mundësojë monitorimin e statistikave të aktivitetit fizik si për shembull, numri i kalorive të djegura, numri i hapave dhe miljeve që përdoruesi ka ecur, si dhe do të ndihmojë në reduktimin e peshës. Kur të kombinohet edhe me sensorët e duhur, Healthbook do të monitorojë njëkohësisht gjendjen shëndetësore, përfshirë këtu presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, nivelin e hidratimit dhe nivelin e glukozës.

Diçka tjetër që mund të shohim mund të jenë edhe paralajmërimet mjekësorë të integruara me aplikacionin Reminders. Programi i ri do të lejojë përdoruesit të regjistrojnë të dhënat e tyre rreth ilaçeve që ata duhet të marrin, dhe u kujton atyre se kur duhet t’i konsumojnë.