iPhone, çelësi i duhur për makinën

iPhone, çelësi i duhur për makinën

iPhone, çelësi i duhur për makinënApple nuk ndalet në prodhimin e gjërave të vecanta. Këtë herë ai ka si synim që të me pajisjen e tij iPhone të zëvendësojë çelësat e veturave.

Gjiganti amerikan ka siguruar një patentë ku bëhet e ditur se është duke punuar në teknologjinë e re, e cila ia mundëson shoferëve që nëpërmjet iPhone-it apo Apple Watch të mund të hapin dhe mbyllin veturat e tyre.

Ky është një veprim i cili mundësohet nëse telefoni është i lidhur me Bluetooth dhe të ketë një kod të posaçëm për hapjen e veturës. Në patentë theksohet se “do të jetë një pajisje e lehtë e cila do të transmetojë komanda nga shoferët për veturat e tyre”.

Kjo risi e re u jep mundësi shoferëve që për të hapur dhe ndezur makinë e tyre të mos kenë nevoj të përdorin çelës por vetëm ndihmën e iPhone-it.