iphone-4

iPhone 4 merr kritika të ashpra

Apple  ka nisur një fushatë mbrojtëse për t’i bërë ballë problemeve me marrjen e sinjalit që ka aparati i ri i saj iPhone 4.

Kompania e Steve Jobs ka thirrur papritur një konferencë për ditën e nesërme, ku pritet të diskutohet problemi në fjalë, i denoncuar nga mijëra përdorues.

Në ditët e fundit, modeli i fundit i “mollafonit” ka marrë kritika të ashpra nga Consumer Reports, e njohur ndryshe si bibla e konsumatorëve amerikanë, pikërisht për problemet që kanë të bëjnë me antenën.

Kjo është bërë shkak që kompania të shqyrtojë hipotezën e tërheqjes së modelit, që do t’i kushtonte 1.5 miliardë dollarë dhe që në bursë ka ndikuar tashmë në aksionet e saj.