iPad i ri vjen me kamerë
Nëse bazohemi në lajmet e fundit që po qarkullojnë në forumet e ndryshme në internet, modeli i ri i tabletit të Apple, iPad, do të ketë edhe kamerë të integruar dhe kjo sigurisht do të mundësojë incizime dhe video-thirrje të ndryshme që do të mund të bëhen përmes kësaj pajisje.
Magazinat e specializuara për teknologji thonë se vendimi i marrë nga menaxhmenti i gjigantit amerikan Apple, nuk është befasues por që i njëjti mund të vlerësohet si vazhdimësi e traditës së kësaj kompanie, e cila për çdo version të freskuar të produktit të vet sjell risi të ndryshme për përdoruesit.
Tashmë është bërë e ditur se Apple është duke kërkuar një laborator për testimin e kualitetit të kamerës, bashkë me testimin e sinjalit audio dhe video.
Edhe pse asnjëra prej këtyre të dhënave nuk janë zyrtare, besohet se versioni i ri i iPad përsëri do t’i thyejë rekordet e shitjet dhe risive që ajo do të sjell për të gjithë ata që duan ta kenë një pajisje të tillë.