largea_einstein1348817864

iPad i ri paraqet pamjet e trurit të Ajnshtajnit

Ishte thënë që njëri nga gjenitë më të mëdhenj të botës kishte një tru të formësuar ndryshe në krahasim me njerëzit e tjerë. Tani çdokush mund ta verifikojë këtë rrëfim duke e parë me sytë e tij një aplikacion të ri për iPad.

Sipas Associated Press, Muzeu Kombëtar i Shëndetit dhe Mjekësisë në Çikago lëshoi një aplikacion interaktiv që ka rreth 350 pamje të skanuara dhe të digjitalizuara të trurit të Albert Ajnshtajnit.

Qëllimi i këtij aplikacioni është që t’ua japë mundësinë shkencëtarëve, studentëve dhe çdokujt tjetër që ka dëshirë, që të shohin punët e brendshme në trurin e një gjeniu.

“Unë nuk mund të pres që të gjejë se çfarë ata do të zbulojnë,”- tha për Associated Press, këshilltari për muzeun, Steve Lander. “Unë do të doja të mendoja që Ajnshtajni do të ishte i ngazëllyer.”

Kur Ajnshtajni vdiq në vitin 1955, një patolog me emrin Tomas Harvej largoi trurin e tij, e ruajti atë dhe më vonë iu dha mostra hulumtuesve. Studimet kanë gjetur që pjesët e trurit të Ajnshtajnit ishin më të mëdha se një tru i zakonshëm, më së shumti ato pjesë të trurit që janë për përqendrim dhe përgjegjëse për të mësuarit dhe të kuptuarit e matematikës dhe marrëdhënieve hapësinore.

Sipas Associated Press, aplikacioni për iPad, i cili kushton 9.99 dollarë, organizon pamjet në vende të përgjithshme të trurit. Sidoqoftë, i tërë truri nuk paraqitet pasi shkencëtarët nuk ishin në gjendje të kapin pamje të disa pjesëve të caktuara të tij.

Megjithëse mungojnë disa pjesë, muzeu është i lumtur që ajo që ka qenë në dispozicion është ruajtur në mënyrë digjitale dhe çdokush është i lirë për ta studiuar atë. Anëtari i bordit të muzeut, Jim Paglia, tregoi për Associated Press që aplikacioni do të mund të “frymëzonte një gjeneratë të tërë të re të neuroshkencëtarëve.