Investimet e Bankave te Zhvillimit ne sektorin Energjitik rrezikojne aksesin e vendeve te Ballkanit ne EU

Investimet e Bankave te Zhvillimit ne sektorin Energjitik rrezikojne aksesin e vendeve te Ballkanit ne EU

Investimet e Bankave te Zhvillimit ne sektorin Energjitik rrezikojne aksesin e vendeve te Ballkanit ne EUQendra Mjedisore EDEN dhe Qendra Grupimi Ekolevizja jane organizatat partnere ne Shqiperi te projektit “Politika per Energjine e qendrueshme ne Evropen Jug-Lindore”. Si produkt i ketij projekti eshte hartuar nje raport i cili i drejtohet Investimeve te Institucioneve Nderkombetare Financiare qe nuk jane  mjedisore dhe aspak ndihmuese ne vendet e Ballkanit per permbushjen e kritereve per aderimin ne BE.

Duke mos i kushtuar vemendje investimeve per eficencen energjitike, per perdorimin e qendrueshem te burimeve te rinovueshme dhe duke investura ne projekte dhe ne plane te cilat jane demtuese per ekonomine  dhe qendrueshmerine e ketyre vendeve.

Investimet e Bankave te zhvillimit ne sektorin energjitik jane duke rrezikuar aksesin e vendeve te Ballkanit ne EU ndaj  permbushjes se objektivave energjitike dhe klimatike.

Investimet e shumta ne lendet djegese fosile nga Institucionet Financiare Nderkombetare (IFN) ne Ballkanin Perendimor jane penguar pajtueshmerine me kerkesat qe ka Bashkimi Europian per anetaresim e vendeve te Ballkanit ne BE. Ky eshte nje nga rezultatet qe kane dale nga raporti “ Investimi me nxitim, pendimi me nge”,  i hartuar nga Organizatat e Shoqerise Civile,  CEE Bankwatch Network, SEE Change Net dhe WWF.

Ndersa Kroacia eshte duke u pergatitur per tu bere anetare e BE-se ne 1 korrik 2013, Banka Europiane per Investim, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Boterore aktualisht jane duke ripare strategjine sektoriale te kreditimit energjitik. Raporti gjen se bankat Europiane te zhvillimit jane duke shpenzuar 32 here me shume ne karburante fosile se sa ne  burimet e energjise se rinovueshme  qe nuk jane te lidhura me hidrocentralet.

Ky trend do te thote qe vendet e Ballkanit Perendimor  jane duke marre nje drejtim te kundert nga objektivat qe ka BE-ja mbi ndryshimet klimatike per vitet 2020, 2030,2050, Objektiva te cilat jane te nevojshme per t’u permbushur  per vendet aspiruese te BE.
Grupet leshojne nje thirrje per te ndaluar investimet nderkombetare publike ne karburante fosile dhe ne rritjen e perpjekjeve per eficencen energjitike ne banesa dhe kursimin energjitik.

Raporti tregon qe:

1- Pothuajse gjysma e energjise se kredituar nga BERZH (huadhenesi me i madh ne rajon) mbeshtet lendet djegese fosile dhe vetem 2 perqind mbeshtet energjine e rinovueshme jo hi¬drike dhe 23 perqind mbeshtet energjine hidrike.

2- Lendet djegese fosile marrin 597.3 miilion Euro (36 perqind) nga gjithe finacimet e IFN per energjine ne rajon, energjia hidrike merr 310.1 million Euro (19 perqind), dhe burimet e tjera te rinovueshme marrin vetem 18.5 milion EUR (1 perqind).

3- Eficenca energjitike, e cila ka nje potencial te larte per te adresuar varferine energjitike te rajonit, merr vetem 288.8 milion EUR ose 17 perqind.

Komisionerja e BE-se per aksionet klimatike  Connie Hedegaard thote se “mbeshtetja per eficencen energjitike dhe energjine e rinovueshme eshte e vonuar, nderkohe qe qeverite ne mbare boten shpenzojne qindra miliarda dollare duke subvencionuar nje katastrofe embrionale”

Pippa Gallop, hulumtuese dhe koordinatore e CEE Bankwatch Network dhe bashkeautore e raportit shprehet se: Vendet ne Rajon te mbeshtetura nga IFN, po shkojne ne drejtim te kundert me objektivat e BE-se 2020, 2030 dhe 2050 per prodhimin e qendrueshem energjitik. Kjo eshte krejtesisht e paparanueshme per institucionet qe kane nje rol shume speci¬fik ne mbeshtetjen e investimeve te reja te shen¬detshme per mjedisin dhe shoqerine, ne vend qe te investojne cdo propozim te qeverive apo kompanive.

Parashikimet tregojne  qe kursimi i njesi energjie eshte 1000 deri10000 here me rentabel sesa prodhimi i nje njesie te re. Ne i bejme nje thirrje te forte BE-se qe ne menyre te menjehershme te nxisin IFN-te qe te shderrojne kete princip ne parimin baze te punes se tyre” shprehet Angela Klauschen, Oficere e politikave ne Programin e WWF per Mesdheun, dhe me pas duhet te sigurohet qe cdo infrastrukture e re energjitike  te zbatoje parimet e qendrueshmerise.

Garret Tankosić-Kelly, Drejtuesi i SEE Change Net and bashkeautor i raportit shprehet : Le te jemi sa me te qarte se kush do te paguaje per shumen aktualisht te planifikuar prej 30 miliard EUR, ne lidhje me zhvillimet energjitike; Kryesisht 20 milion ose me shume konsumatoret e Evropes Jug-Lindore nepermjet rritjes se cmimit te Energjise dhe shlyerjeve te  huave te IFN-ve. Kur keto deme kane nevoje te c’behen si pasoje e shteteve te ardheshme anetare te BE-se- keto kosto shtese do te perballohen perseri nga publiku ne rajon dhe taksapaguesit e Be-se.

Realiteti i ketij shqetesimi eshte i lindur nga eurodeputeti Ulrike Lunacek, i cili deklaroi se “shpreh keqardhje qe BERZH eshte duke planifikuar per te mbeshtetur kapacitete te reja te linjitit (ne kosoven e Re) ne draft-strategjise e vendit, dhe i ben thirrje Komisionit per te ndermarre veprime qe te kundershtojne plane te tilla si kjo qe bien ndesh me angazhimet qe ka BE-ja per klimen.

Duke patur parasysh domosdoshmerine per te ndihmuar vendet e rajonit te orientohen drejt objektivave te BE-se te 2020, 2030 dhe 2050, ne rekomandojme qe IFI-te:

1- Te ndalojne financimin e projekteve qe perkrahin lendet djegese fosile, kryesisht qymyrin ne shtetet e ardhshme anetare te BE-se.

2- Te perfshijne me shpejtesi ne fokusin e financimit te projekteve kursimin e energjise, eficencen energjitike dhe burimet e rinovueshme te qendrueshme

3- Eficenca energitike ne banesa dhe kursimi i energjise te shnderrohen ne prioritetin kryesor te rajonit

4- Te ndjekin nje perqasje me tolerance zero ndaj tregueseve te korrupsionit apo shkeljeve te standardeve mjedisore te cdo projekti

5- Te mbeshtesin diversifikimin e burime¬ve te energjise se rinovueshme dhe te mos mbeshtesin projektet demtuese te hidrocentraleve, sidomos ato projekte qe kane si synim eksportin

6- Te caktojne fonde dhe pergatisin programe per mbeshtetjen e vendeve te rajonit  qe deshirojne te permbushin objektivin 20 perqind te eficences energjitike, vecanerisht ne rastet kur kjo do te ndihmoje ne luftimin e varferise energjitike

7- Te pergatisin fonde dhe programe per mbeshtetjen e vendeve te rajonit per te ndaluar humbjet alarmante teknike dhe komerciale te sistemit energjitik ne rajon

8- Te thjeshtojne transparencen e projekteve ne lidhje me fondet dhe ndermjetesit ne menyre qe te jete e qarte se cilat fonde perdoren per cfare.