Inva pas Kroacisë, në një dasmë tiranase

Inva pas Kroacisë, në një dasmë tiranase

Inva Mula gjithnjë me një axhendë të ngjeshur në punën e saj, por që nuk lë pas as angazhimet e saj familjare.

Ajo është shfaqur në Dubrovnik, ku po zhvillohen lojërat verore të këtij viti dhe mediat vendase kanë folur për praninë e saj në këto lojëra, duke i përmendur edhe faktin se ajo ka kënduar me një zë hyjnor në filmin “Elementi i pestë” të Bessonit, ku ajo këndon Divin. 

Ndërsa, është paraqitur në lojërat verore, ajo nuk ka harruar mikun e saj të vjetër maestron Ivan Repushiç, me të cilin ka dhënë disa koncerte këto vitet e fundit në Kroaci e kryesisht kanë bashkëpunuar në aktivitetin “Vera e Dubrovnikut”.

Periudhën post angazhime ajo e ka shfrytëzuar edhe për të pushuar në jahtin e të bashkëshortit të saj. Po diva shqiptare nuk ka harruar dhe angazhimet e saj familjare. Së bashku me prindërit Inva Mula ishte në një dasmë shqiptare, e pikërisht në një dasmë tiranase këtë të diel.

Por, në të gjitha këto shfaqje të saj, Inva ka qenë e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Hetem Ramadanin. Historia e tyre u bë e njohur që në 2009-të, kur ende ishte në këmbë martesa me këngëtarin Pirro Çako. Por më pas, filluan procedurat e ndarjes dhe Inva Mula është zyrtarisht bashkëshortja e biznesmenit kosovar, Hetem Ramadani.