kaka-real-madrid-2011-8

Interi gati të transferojë Kakan

Interi nuk ka humbur shpresat për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Kaka, derisa Nerazurrët do të bëjnë tentimin e fundit për brazilianin, shkruan Marca.

Klubi nga Giuseppe Meazza për tashmë një kohë është lidhur me 29-vjeçarin, i cili megjithatë ka insistuar se dëshiron të mbetet te Real Madridi dhe ta dëshmojë veten para Jose Mourinhos dhe fansave të klubit.

Megjithatë, ish-ylli i Milanit mund të detyrohet të largohet nga Santiago Bernabeu pasi gjithnjë e më shumë duket se ai më me gjasë do të nxehë stolin e rezervave se sa të dalë në fushë gjatë sezonit të ri.

Kontrata aktuale e Kaka me Real Madridin skadon në verën e vitit 2015, por gjiganti i La Liga mund ta lejojë largimin e tij nëse arrin një ofertë rreth vlerës 30 milionë euro.