Samuel-Etoo-5

Inter, rusët në Milano për Eto’o

Sot mund të mbyllet zyrtarisht aventura e Samuel Eto’o me fanellën e Interit.

Mëngjesin e sotëm, përfaqësues të klubit rus Anzhi kanë zbarkuar në Milano për t’i dhënë fund negociatave për blerjen e sulmuesit nga Kameruni.

Nuk dihen ende shifrat e sakta të operacionit, por mendohet se në arkat e Interit do të shkojnë rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë, drejtuesit zikaltër janë vënë në punë për zëvendësimin e sulmuesit të tyre kryesor: Carlos Tevez dhe Diego Forlan janë kandidatët për të veshur fanellën zikaltër.