Inteli shpalosi sistemin e ri televiziv kabllor dhe web

Inteli shpalosi sistemin e ri televiziv kabllor dhe web

 Inteli shpalosi sistemin e ri televiziv kabllor dhe webKy lajm gjithsesi nuk është befasi sepse ka pasur thashetheme për këtë temë tashmë një kohë të gjatë.

Inteli planifikon të zbulojë set-top box në panairin CES në Las Vegas, ndërsa ky aparat do të duhej të miksojë streamingun e medias me kërkesë, përmbajtjet kabllovike pa pagesë si dhe virtual DVR-në, pohojn burimet nga video industria. Apple dhe Google tashmë gjenden në këtë treg, ndërsa Inteli konsideron që mund ta bëjë këtë më mirë.

Pajisja e re në dhomën e ditës vjen si pjesë e “pakënaqësisë evidentë të Intelit” për shkak të mossuksesit të gjeneratës së parë të Google TV boxit i cili bazohet në çipin e kësaj kompanie, pohon TechCrunch. Edhe pse hardveri do të prezentohet në CES, mund të kalojë edhe një kohë deri sa ai të jetë në gjendje që të gjendet nën televizorët e shfrytëzuesve.

Qasja e Intelit do të jetë qytet pas qyteti, ku në fillim do të përqendrohet në rajonet ku provajderët kanë kontrata më të vogla me kompanitë kabllore, duke shpresuar që të demonstrojë që qasja më fleksibilie ndaj licencave mund të ketë po ashtu kuptim edhe në financa.