Intel lançon tabletin Ebby, posaçërisht për fëmijët

Intel lançon tabletin Ebby, posaçërisht për fëmijët

Intel lançon tabletin Ebby, posaçërisht për fëmijëtKrijuesi i çipeve me bazë në Kaliforni, Intel në bashkëpunim me Metis Learning ka lançuar një tablet për fëmijët e moshës 2-10 vjeç në Indi.

“Fusha e teknologjisë po ndryshon me ritme të shpejta në Indi. Tabletët tashmë mund të përdoren si mjete mësimore.

Tableta Ebby kombinon në mënyrë të balancuar performancën dhe kohëzgjatjen e baterisë të ndërthurur me përmbajtjen e një niveli të lartë informacioni mësimor për të sjellë tek nxënësit një metodë interesante dhe efektive” , tha drejtoresha e marketingut të Intel.

Ndërkohë krijuesi i Metis Learning u shpreh në media se kompania tashmë ka testuar një projekt pilot me 500 fëmijë. Ai deklaroi: “Ne kemi 2-3 vjet qe kemi punuar mbi këtë projekt.

Është e rëndësishme tu japim fëmijëve një pajisje mësimore, por edhe tërheqëse në të njëjtën kohë. Këto vite të jetës së tyre janë më të rëndësishmit.” Ebby vjen me sistemin Android 4.2, ka një memorie të brendshme 16 GB.

Pjesë e tij janë 160 aplikacione të ndryshme të të mësuarit të përgatitura nga ekspertë për ti ofruar fëmijëve një zhvillim social, emocional dhe edukim të mirë. Ebby do të jetë i disponueshëm në portalin e shitjeve online Amazon për afërsisht një muaj më një çmim prej 9.999Rs. (PCWorld Albanian