Instituti Demokratik i Kosovës konstaton parregullsi në tenderët e MPB-së

Instituti Demokratik i Kosovës konstaton parregullsi në tenderët e MPB-së

Instituti Demokratik i Kosovës konstaton parregullsi në tenderët e MPB-sëInstituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency International konstaton shumë parregullsi në tenderët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të monitorimit të korrupsionit të publikuar sot, parregullsi ka pasur në tenderin për letërnjoftimet biometrike, në tenderin për furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve, si dhe në atë për automjetet për zjarrëfikje dhe shpëtim.

Raporti ka analizuar tri faza të procesit të prokurimit publik siç janë përgatitja e specifikimeve, përzgjedhja e tenderëve dhe ekzekutimi i kontratave në MPB, ku për secilën fazë janë identifikuar parregullsi.
Merita Mustafa, nga KDI, tha se sipas hulumtimit, kanë hasur në ankesa të bizneseve të cilave nuk iu është dhënë mundësia të kenë qasje në dokumente zyrtare. Gjithashtu, kanë vërejtur se numri i ankesave është duke u rritur në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Ankesat për të cilat bizneset janë duke u ankuar në këtë ministri e që kanë të bëjnë me problemet, si, pranim të dokumenteve nga operatorët ekonomik të cilët nuk i përmbushin kriteret e kërkuara, sjellje dhe qasje jo profesionale nga ana e ministrisë, kufizim i qasjes në dokumente zyrtare, mos verifikim të shpjegimeve të operatorëve ekonomik nga ana e komisioneve vlerësuese, mosrespektim të afatit ligjor për dorëzimin e ankesave”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Isuf Zejna, nga KDI, ka rekomanduar që planifikimi i nevojave të kësaj ministrie, të jetë i drejtë në mënyrë që prioritetet për produktet apo shërbimet të jenë në bazë të nevojave.

“MPB të ofroj më shumë qasje në dokumente për bizneset të cilat kërkojnë të kenë qasje, për shkak se kjo ju ndihmon bizneseve që t”i përgatisin më mirë ankesat e tyre në OSHP dhe u kontribuon uljes së dyshimeve në rregullsinë e procesit”, ka thënë ai.

Raporti ka evidencuar parregullsi edhe në tenderin për ndërtimin e Depos së Eksplozivëve në Babush të Lipjanit dhe në atë për Avancimin dhe Mirëmbajtjen e Softuerit Elektronik dhe Regjistrim të Automjeteve, Patentë Shoferëve dhe Furnizim me Harduer.

Ndërkohë, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të kontaktuar nga Radio Kosova, nuk deshën ta komentojnë raportin, me arsyetimin se ende nuk e kanë lexuar atë.