INSTAT: Përkeqësohet bilanci tregtar i vendit

INSTAT: Përkeqësohet bilanci tregtar i vendit

INSTAT: Përkeqësohet bilanci tregtar i venditTë dhënat e fundit të institutit të Statistikave tregojnë se Kina është shndërruar në partnerin e tretë tregtare në vendin tonë, ndërkohë që shkëmbimet tregtare me bashkimin europian kanë rënë.

Kështu, sipas INSTAT-it, partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia me 40,7% të shkëmbimeve tregtare, Greqia me 6,9% të totalit, Kina me 6,4% dhe Turqia me 5,7% të totalit të tregtisë.

Ndërsa shkëmbimet tregtare me Bashkimin Europian kanë zbritur në 66.6% të tregtisë nga rreth 68% që kanë qenë më përpara. Përsa i përket bilancit tregtar të vendit ai është përkeqësuar. Kjo për shkak të volumit më të madh të rritjes së importeve kundrejt eksporteve.

INSTAT konstaton gjithashtu se ndryshe nga viti i kaluar, kur eksportet u udhëhoqën nga grupi i “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”, në muajt e parë të 2014-s janë tekstilet e këpucët ato që po kryesojnë rritjen, ndërkohë që mirë po ecin dhe shitjet jashtë të produkteve ushqimore, apo lëndës së drurit dhe letrës, megjithëse pesha e tyre në raport me totalin mbetet shumë e ulët./sot/