Infiniti vjen me modelin më të ri QX30

Infiniti vjen me modelin më të ri QX30

Infiniti vjen me modelin më të ri QX30Infiniti ka njoftuar se po punon për modelin më të ri të QX30. bKy është një model i cili do të bazohet në modelin Mercedes GLA.

Kujtojmë që në vitin 2013 në Frankfurt, Infiniti e prezantoi konceptin Q30, ndërsa në panairin e sivjetmë në Gjenevë do ta sjellë “vëllanë e vogël” të Q30.

Të dy modelet pritet që në një të ardhme të afërt të fillojnë të prodhohen e që do të mbështeten në platformën MFA të Mercedesit.
Këto janë dy modele që mendohet që do të kenë motor me katër cilindra të Mercedesit turbo me benzinë dhe me naftë që do të lidhen me marshe manuale dhe automatike, ndërsa do të tërheqin me të katër rrotat.

Sa i përket dizajnit, tash për tash e dimë se ky automjet do të paraqesë kombinim mes ‘crossover’ dhe ‘kupe’.