Indekset e gjuhëve të programimit: A ka pësuar vërtet rritje PHP

Indekset e gjuhëve të programimit: A ka pësuar vërtet rritje PHP

Indekset e gjuhëve të programimit: A ka pësuar vërtet rritje PHPPHP ka fituar pa dyshim popullaritet të gjerë, megjithatë jo të gjithë janë dakort me këtë deklaratë.

Të dhënat e fundit nga TIOBE Programming Index, të cilat tregojnë gjuhët më popullore të programimit, dëshmojnë se gjuha kishte një përqindje prej 7.2 në korrik, ose 2.17% më tepër se vitin e kaluar. Kjo e bën PHP-në “gjuhën që ka pësuar rritjen më të madhe në indeks.”

Kjo rritje shpjegohet më tepër me ardhjen e versionit 2.x të Zend framework, që u lançua vjeshtën e kaluar. Një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar në rritjen e përdorimit të PHP-së është lançimi i PHP 5.5 brenda nëntë muajve të fundit. Kjo ka bërë që të rritet interesi i zhvilluesve në gjuhën scripting.

TIOBE index përcaktohet nga numri i rezultateve që merren pasi vendoset një query kërkimi +”programming” në motorët e kërkimit të Google, Blogger, Wikipedia, YouTube, Baidu, Yahoo, Bing dhe Amazon. PHP u rendit për momentin poshtë C (17.6%), Java (15.9%), Objective-C (10.2%) dhe C++ (8.7%).

Edhe vitin e kaluar, PHP renditej në vend të shtatë. Nga ana tjetër, në PYPL Popularity of Programming Language Index tregohen shifra të tjera. Edhe pse PHP renditet në vend të dytë me 14.1%, PYPL shprehet se popullariteti i gjuhës është ulur në mënyrë të vazhdueshme që prej vitit 2010.

PYPL index i merr të dhënat përgjithësisht nga Google Trends, dhe rezultatet varen nga një numër relativ query-sh kërkimi për tutorialet e programimit në secilën prej gjuhëve. Indeksi PYPL supozon se sa më e madhe të jetë kërkesa për tutoriale në një gjuhë të caktuar, aq më popullore është ajo. Bazuar në këtë indeks, Java renditet e para (26.5%). PHP ndiqet nga C# (10.1%), Python (10%) dhe C++ (9.3%). (PCWorld Albanian)