Importet e Kosovës nga Serbia 93 milionë euro, eksportet 3 milionë

Importet e Kosovës nga Serbia 93 milionë euro, eksportet 3 milionë

Importet e Kosovës nga Serbia 93 milionë euro, eksportet 3 milionëDeficiti tregtar i Kosovës edhe më tej vazhdon të jetë me përmasa shqetësuese. Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, kompanitë nga Kosova kanë eksportuar në Serbi produkte me vlerë 3 milionë euro, ndërkaq ato serbe në Kosovë kanë prurë produkte me vlerë prej 93 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, thotë se vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti, Serbia ka eksportuar në vendin tonë produkte në vlerë prej 93 milionë e 576 mijë euro, e ato kosovare në Serbi kanë eksportuar produkte në vlere prej 3 milionë e 333 mijë euro, shkruan “Zëri”.

Stavileci tha se sipas statistikave të vitit të kaluar, kompanitë Serbë në vendin tonë eksportuan produkte në vlere prej 268 milionë e 266 mijë euro, ndërkaq ato kosovare eksportuan produkte në vlere prej 10 milionë euro.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se importet e larta nga Serbia po e destabilizojnë dhe shkatërrojnë ekonominë e lodhur të vendit tonë.

Serbia përpos mallit që e doganon legalisht, ajo fut në vendin tonë edhe produkte ilegale që kalojnë më shumë se 100 milionë euro.