Kenan Imirzaloglu

Imirzaloglu: Mendoja se Zoti më kishte harruar

Kenan ImirzalogluKenan Imirzaloglu i njohur për rolin e tij të “Ezelit”, në Ballkan, ka treguar në një intervistë për të përditshmen “Hurriyet” për disa ngjarje të rëndësishme të jetës së tij.

Ai ka thënë se periudha në të cilën ai ka qenë i pakënaqur, i pafuqishëm, i pambrojtur ka qënë momenti kur ai nuk mundi që të fitonte kolegjin.

“Momenti kur unë nuk munda ta fitoja kolegjin, im atë më ka thirrur nga fshati , por jam ndier shumë i vetmuar duke menduar se Zoti më kishte harruar. Por, siç duket, ai ka pasur plane të tjera për mua”- ka thënë Kenani i cili ka sqaruar se gjithçka ndryshoi pas vitit 1999-ë, ku ka pasur një periudhë të bukur. “Menjëherë pas tërmetit të vitit 1999-ë. Erdhi një lloj ngrite e mentalitetit te popullata me moton “Unë e dua popullin tim, dashuria duhet të tregohet në këtë moment”.

Kam pasur një periudhë shumë të bukur pas kësaj ngjarjeje, por pas dy viteve unë kam rënë në depression”, ka pohuar 38-vjeçari. Po ashtu, Kenan, pyetjes se sa e rëndësishme është paraja në jetën e tij i është përgjigjur se dëshiron që të ketë një makinë e asgjë më shumë dhe se e di se pa punuar nuk mund ta nis atë.