Ilir Karçini mbetet në burg

Ilir Karçini mbetet në burg

Ilir Karçini mbetet në burgGjykata e Krimeve të Rënda vendos arrest me burg për biznesmenin Ilir Karçini. Gjykata u mblodh sot ne nje seanca gjyqësore për masën e vlerësimit ndaj biznesmenit, Ilir Karcini. Avokat mborjtes i Karçinit eshtë Theodhori Sollaku, gjyqtare Etleva Deda,  prokuror Ardian Nezha e Behar Dibra.

Biznesmeni Ilir Karçini, i dyshuari si porositës për vrasjen e biznesmenit tjetër, Piro Bare, ka deklaruar ditën e djeshme para oficerëve të policisë, se nuk ka gisht tek atentati që po organizohej ndaj rivalit të tij.

Burime policore sqarojnë se Karçini ka pranuar para grupit hetimor se ka pasur konflikte me Baren, por vetëm për çështje biznesi. Ai i ka cilësuar si të pavërteta akuzat që janë bërë ndaj tij, lidhur me vrasjen ndaj pronarit të “Romano Port”, Piro Bares.