woman-with-tape-measure

“Ilaçi”që jua zvogëlon stomakun

Nëse jeni të mendimit se dhjamit në stomak nuk mund t’i gjeni ‘ilaç’, ekziston lëngu të cilin mund ta bëni vetvetiu dhe pa vuajtur urie të keni një stomak të rrafshët.

Tretja e shëndetshme e ushqimit dhe largimi i grumbullimit të lëngjeve në trup janë beneficionet më të mira ‘ujore’ për ata që dëshirojnë të humbin në peshë. Në mënyrë që ujin ta bëni edhe më të dobishëm dhe më të efektshëm në luftën tuaj për humbjen në peshë, nutricistja Cynthia Sass ka menduar një lëng, i cili zvogëlon fryrjet në stomak dhe përmirëson tretjen e ushqimit.

Lëngu që largon kilogramët dhe që freskon trupin tuaj nga brenda: 
* 8 gota me ujë
* 1 lugë rrënjë të xhenxhefilit
* 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, i prerë dhe i qëruar në rriska shumë të holla
* 1 limon të madhësisë mesatare të prerë në rriska
* 12 gjethe mente

Të gjithë artikujt e lartpërmendur i përzieni me ujë, i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës, në mënyrë që t’i thithë aromat dhe përbërësit e tjerë për ta konsumuar gjatë ditës tjetër.

Ky lëng nuk bën çudinë, por me një, meny ushqimore të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me ushtrime të rregullta fizike, beli juaj do të jetë më i hollë e stomaku shumë më i rrafshët pa vuajtur asnjë ditë të vetme urie.