Ilaçet kineze janë të rrezikshme

Ilaçet kineze janë të rrezikshme

Ilaçet kineze janë të rrezikshmeRregullatorët shëndetësorë kanë lëshuar një paralajmërim në lidhje me disa ilaçe kineze, duke thënë se përmbajnë “nivele të rrezikshme” të plumbit, merkurit dhe arsenikut.

Agjencia Rregullatore e Ilaçeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka thënë se në mesin ilaçeve të palicencuara tradicionale kineze ka pasur edhe ilaçe për fëmijë.

Asnjë prej tyre nuk janë të autorizuara për përdorim në Britani, ndërsa hetuesit i kanë gjetur ato në dispozicion në internet. Një produkt, që shitet me emra të ndryshëm, përmban nivele tejet të larta të arsenikut, ka zbuluar Agjencia Kombëtare për Ushqim në Suedi.

Ilaçi përdoret për të trajtuar dhembjet e fytit, dhëmbit, infektimeve të lëkurës, për trajtim të anoreksisë dhe temperaturës te fëmijët e vegjël.

Një produkt tjetër, pilula ‘Bak Foong’ përdoret kundër dhembjes së menstruacioneve, por është tërhequr nga tregu në Hong Kong për shkak të nivelit të lartë të plumbit. Produkti i quajtur ‘Hairgenerator’, që përdoret kundër rënies së flokëve, gjithashtu është tërhequr nga tregu, për shkak se përmban nivel 11 herë më të lartë se të lejuar të merkurit.